JiL.al - Jeto i Lumtur

Del videoja e Luizit në dhomën e rrëfimit: ‘Kiara duhet të kuptojë që i ka ardhur fundi! Nuk e shoh në të ardhmen time

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kudo në rrjet është bërë virale një deklaratë e Luizit nga dhoma e rrëfimit. Me mikrofon ndezur, këngëtari dëgjohet të thotë se lidhjes me Kiarën i ka ardhur fundi. Ai shprehet se nuk e shikon moderatoren në të ardhmen e tij dhe se për të loja është më e rëndësishme.

“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte që, ose ta pranonte që i ka ardhur fundit tani edhe s….Kjo lidhje nuk ec më. Ndodhi këtu, ishte e bukur sa zgjati, si me thënë edhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe e ka një fund.

Do kemi kujtime të bukura, por unë jam kam lojën shumë më të rëndësishme, për momentin dhe për hir të vëretës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen besoj se me aq sa e kemi respektuar njëri tjetrin uroj me shpirt të më kuptojë. Pse jo të mbesim edhe shokë, ndoshta jashtë. Nuk e kam për qëllim ti bëj ndonjë gjë të keqe veçse të kaloj mirë me të”, dëgjohet të thotë Luizi.

dhomën e rrëfimit:

Scroll to Top