Detaje/ “E vrava”, lëvizjet e autorit para se të ekzekutonte kunatën dhe veten në Shkozë

Jil
Jil
2 Min Read

Zbulohen detaje te reja ne lidhje me krimin ne Shkozë të Tiranës. 43-vjeçari Roland Sinani është zgjuar rreth orës 3 të mëngjesit. Ndërkohë një orë më pas ai është futur në dhomën e gjumit ku flinte kunata ku e ka qëlluar me një plumb në gjoks duke e lënë të vdekur.

E ëma e tij ka dëgjuar të shtënën dhe është ngritur menjëherë.

Në korridor ka parë të birin ku i ka thënë vetëm dy fjalë: E vrava. Sipas dëshmisë së saj, i biri ka dalë në oborr ku ka dëgjuar të shtënën tjetër me të cilën ai qëlloi veten me kokë duke u vetëvrarë.

E ëma e Roland Sinanit ka zgjuar të shoqin, ky i fundit pasi ka parë tmerrin në shtëpinë e tij, ka dalë dhe armën që i biri vrau nusen e shtëpisë dhe me pas vetën e ka fshehur pas banesës.

I moshuari nuk është arrestuar nga policia pasi veprimin dyshohet se e ka kryer për shkak të sëmundjes dhe jo për të mbuluar ngjarjen.

Mësohet se ai vuante prej kohesh nga skleroza. Ndërkohë 43-vjeçari jetonte në një banesë me prindërit, vëllain dhe familjen e tij. Prej 5 vitesh ishte i papunë pasi vuante nga depresioni.

Madje ai shpeshherë ankohej edhe për dy fëmijët e vëllait për zhurmën që bënin, pasi shprehej se nuk i duronte dot.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *