DETAJE/ U arrestua dje, Martina Pajollari ishte e pranishme kur ndodhi vrasja e Martin Çeços

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Detaje të reja tronditësë kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e Martin Çeços, ngjarje e ndodhur më 16 qershor të këtij viti.

Mësohet se 18-vjecarja Martina Pajollari, e arrestuar një ditë më parë si bashkëpunëtore në krim, ka qenë e pranishme në momentin kur ka ndodhur vrasja.

Martina Pajollari ka qenë arsyeja e konfliktit mes viktimës dhe autorit kryesor Valter Mollaj. E reja mbante lidhje të dyfishtë, ndërsa në sy të Valterit shprehej se Martini e detyronte për të qëndruar me të, gjë që nga hetimet nuk rezulton e vërtetë.

Ajo ç’ka e bën më tronditës ngjarjen është se vajza ka qenë prezente në momentin që Valter Mollaj së bashku me 2 të arrestuarit e tjerë bënin planin për vrasjen e Martinit. Po ashtu mësohet se 18 vjecarja Pajollari ka qenë prezente në momentin që është kryer vrasja.

Si ndodhi vrasja? 

Një histori dashurie, megjithëse e mbyllur mes një 18-vjeçareje dhe 26 vjeçarit u bë shkak për vrasjen e këtij të fundit. 26-vjeçari, Martin Çeço nga fshati Kolanec i Maliqit u denoncua më 12 qershor i zhdukur nga ana e babait të tij

Pas njoftimit Policia e Korçës kreu kontrolle në terren dhe trupi i pajetë i të riut u gjet më 16 qershor në rezervuarin e fshatit.

Ngjarja ishte inskenuar si vetëvrasje, pasi buzë rezervuarit ishin lënë sendet personale të të riut. Por nga këqyrja e trupit të pajetë u vërejtën mavijosje në pjesën e qafës çka shtoi dyshimet e policisë.

Hetimet nxorën në dritë një krim pasioni ku ishin përfshirë 3 persona të identifikuar si Bleti Angjo, Valter dhe Edlir Mollaj.

Hetimet zbuluan se pak kohë më parë 18 vjeçarja e cila banon në një fshat të Voskopojës kishte nisur një marrëdhënie intime me 38 vjeçarin nga një fshat i Pogradecit, Bleti Angjo.

Kur ky i fundit kishte mësuar se nuk ishte i pari për vajzën, pasi ajo më herët kishte qenë e lidhur me Martin Çeçon, kjo ngjalli xhelozi që më pas prodhoi vrasjen.

38 vjeçari i dënuar më parë për vjedhje së bashku me dy miqtë e tij Valter dhe Edlir Mollaj shkuan në Maliq dhe takuan 26 vjeçarin, më pas me një litar e kanë mbytur dhe trupin e kanë hedhur në rezervuar.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *