JiL.al - Jeto i Lumtur

“Dijet kanë vlerën e asgjësë, nëse nuk vihen në praktikë”.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Paraja, ashtu si vodka, e bën një njeri të dehur, të çuditshëm”.

“Dashuria, miqësia dhe respekti nuk i bëjnë bashkë njerëzit, ashtu siç i bënë urrejtja e përbashkët për diçka”.

“Duhet t’i besosh njerëzve dhe të besosh tek njerëzimi, në të kundërt jeta bëhet e pamundur”.

“Sa më i rafinuar të jetë një person, aq më i trishtuar është ai”.

“Ti pyet: “Çfarë është jeta?”. Kjo është njësoj si të pyesësh: “Çfarë është një karrotë?”. Një karrotë është një karrotë dhe ne nuk dimë asgjë tjetër më shumë”.

“Ekziston një lumturi e madhe tek të dashuruarit dhe të qenurit të dashuruar”.

“Dikush duhet të jetë si Zoti për të qenë i aftë të ndërtojë suksesin pa bërë asnjë gabim të vetëm”.

“Nëse do të punosh për artin që të pëlqen, duhet të punosh për jetën tënde fillimisht”.

“Mjekësia është gruaja ime besnike dhe letërsia mësuesja ime; kur lodhem me njërën, unë e kaloj natën me tjetrën”.

“Ndoshta ndjenjat që ne përjetojmë, kur jemi në dashuri, përfaqësojnë një gjendje normale. Të jesh në dashuri, do të thotë të bëhesh ashtu siç duhet të jesh”.

“Nëse unë do t’i dëgjoja kritikat e të tjerëve, me siguri do të kisha vdekur i dehur në një kanal”.

“Nuk ka asgjë më të shëmtuar, më fyese dhe më depresive, se sa banaliteti”.

“Mençuria nuk vjen me kohën, por me edukimin dhe të mësuarit”.

“Për hir të Zotit, ki pak respekt për veten dhe mos i jep shumë gojës, ndërkohë që truri yt po bën pushimin për të ngrënë drekën”.

Scroll to Top