JiL.al - Jeto i Lumtur

Dikur në një fshat, një njeri i pasur vendosi të ndërtojë një tempull shpirtëror për banorët e zonës. Pasi tempulli përfundoi, shumë vizitorë nisën të…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Dikur në një fshat, një njeri i pasur vendosi të ndërtojë një tempull shpirtëror për banorët e zonës. Pasi tempulli përfundoi, shumë vizitorë nisën të vijnë dhe të kryenin ritet e tyre. Ai doli një tempull shumë i bukur dita ditës popullariteti i tij sa vinte e rritej. Një mrekulli e vërtetë teksa shihje atë ndërtesë në qendër të fshatit teksa vizitohej nga njerëz të shumtë. Kishte ardhur koha që njeriu i pasur të punësonte

një menaxher për tempullin. Ai duhej të përkujdesej për të, tu shërbente njerëzve, madje të mendonte edhe për ushqimin apo fjetjen e udhëtarëve. Kështuqë, shpalli një njoftim ku shkruante se kërkonte të punësonte një menaxher për tempullin me një pagë shumë e kënaqshme. Njerëz të shumtë dhe persona me diploma vërshuan të jepnin intervistën. Por për habi, njeriu i pasur refuzonte çdo aplikant duke i

thënë: Kërkoj një person të kualifikuar për këtë punë, i cili të jetë i aftë për të menaxhuar këtë tempull. Të gjithë filluan ti vënë epitete dhe ta quanin të marrë njeriun e pasur, por ai nuk u kushtoi vëmendje fjalëve të tyre. Pasaniku qëndronte çdo mëngjes në ballkonin e shtëpisë së tij dhe vështronte vizitorët teksa vinin në tempull. Një ditë, ai pa një burrë të varfër e të veshur keq teksa po futej në tempull.

Pasi burri i varfër doli, pasaniku e ndali dhe i tha: A do pranoje vendin e punës si menaxher i këtij tempulli? I habitur, burri i varfër iu përgjigj: Jam i varfër dhe i pashkolluar. Si mundem unë të menaxhoj një tempull të tillë? Pasaniku iu përgjigj: Mos u shqetëso, unë nuk kërkoj një person të shkolluar, unë po kërkoj një person të kualifikuar. Burri i varfër nuk po kuptonte gjë dhe e pyet përsëri: Pse qënkam unë i

kualifikuar ndërkohë që ke refuzuar qindra persona të shkolluar dhe të devotshëm? Burri i pasur i tha: Unë e di që ti je një person me vlera dhe i kualifikuar. Në rrugën që të sjell në tempull, kisha futur një tullë në tokë dhe gjysma e saj ishte mbi sipërfaqen e rrugës. Kam parë qindra persona teksa pengoheshin aty dhe nuk bënë asgjë. Ndërsa ti, edhe pse nuk u pengove, i kërkove një lopatë punëtorit

në arë dhe fillove të gërmosh. Në fund e hoqe tullën nga rruga. Teksa dëgjoi këtë, burri i varfër tha: Nuk kam bërë ndonjë gjë kushedi se ça. Bëra thjesht detyrën time. Është detyra e çdo qënieje njerëzore të mendojë për të tjerët dhe të heqë pengesat nga rruga e tyre. Bëra thjesht detyrën time si njeri. Pasaniku buzëqeshi dhe i tha: Vetëm njerëzit të cilët e dinë detyrën e tyre dhe e kryejnë atë, janë njerëz të kualifikuar.

Mësimi:
Edhe pse jemi të vetëdijshëm që askush nuk po na shikon, ne nuk duhet ta harrojmë detyrën tonë njerëzore. Shpresoj që ju ka pëlqyer tregimi më sipër dhe po e përmbyll me dy rreshta që shpresoj se do të sjellin buzëqeshjen në fytyrën tuaj: Babë e bir po qëndronin nën hijen e një arre, ndërkohë i biri tha: Baba mendoj se Zoti ka bërë një gabim! Babai i habitur e pyet: Çfarë po thua bir, ça është kjo fjalë? Djali vazhdoi:

Po ja, grurin dhe arrat që janë të dobishme për njeriun, zoti i ka krijuar kokrra të vogla, ndërsa kungujt që nuk hyjnë në punë shumë, i ka bërë të mëdhenj. Ndërkohë, një kokërr arre i bie mbi kokë dhe teksa djali po fërkonte kokën nga dhimbja, tha: Thuaj shyqyr që nuk mori mendjen time Zoti e nuk i bëri arrat të mëdha sa një kungull. Faleminderit që më ndiqni miq dhe mos harroni si gjithmonë këshillën tonë të famshme tashmë: mendjen në vend, tjerat rregullohen të gjitha.

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top