“Dita e parë e beqarisë”, Olta ngacmon Luizin: Unë vdes të ma nxish ti…!

Jil
Jil
2 Min Read

Ndryshe nga çdo ditë tjetër, ku Luizi zgjohej me Kiarën, i dhuronte asaj puthjen e mëngjesit dhe gjithë kohën shoqëroheshin bashkë, e sotmja nisi ndryshe.

Ai, Qetsori dhe Gerti dolën në oborr për të marrë rreze dielli dhe biseduan me njëri-tjetrin.

Luizi u shpreh se i duket e çuditshme shtëpia pa Kiarën, duke treguar se po e ndjen që tani mungesën e saj.

Teksa djemtë po bisedonin, në oborr doli Olta. Kjo e fundit duke qeshur, i tha Luizit ta shijojë ditën e beqarisë.

Ky i fundit nuk reagoi fare, ndërsa Qetsori i tha Oltës se Luizi nuk i ka qejf fare këto komente.

"Dita e parë e beqarisë", Olta ngacmon Luizin: Unë vdes

Pasi Jori mbaroi “misionin” si lidere e shtëpisë, banorët do votojnë për të përzgjedhur një lider tjetër.

Qetsori i tha Oltës se ai do votojë për Luizin, sepse sipas tij, ia kërkoi votën dhe se të njëjtën gjë do bënte për çdo banor.

Duke folur nga skaji tjetër i pishinës, Olta tha se Qetsori po bën aleancë me Luizin. Kjo e fundit, madje i kërkoi votën Qetsorit, duke i thënë se e do ajo pozicionin e lideres këtë javë.

Olta madje i tha Luizit se ajo ka për qëllim që ta marrë Qetsorin në finale. Ajo shtoi se janë dy vende bosh për në finale, pasi njërin vend e ka “zënë” Olta dhe tjetrin Luizi.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *