“Djali dhe qenushi”

Jil
Jil
2 Min Read

Një djalë hyri në një dyqan kafshësh dhe pyeti për çmimin e qenushëve të vegjël.
“Nga 300 deri në 500 euro”, ishte përgjigjur pronari. Djali nxori eurot nga xhepi dhe tha: “Por unë kam vetëm 100 euro. A mund t’i shoh të paktën këlyshët?”
Shitësi thirri Lady-n, nënën e këlyshëve, e cila erdhi me vrap, e ndjekur nga pesë topa lesh. Një nga këlyshët erdhi më pas, duke çaluar. Djali tregoi me gisht qenin e çalë dhe e pyeti: “Çfarë ka ai?”
Pronari i dyqanit shpjegoi se kishte një problem të lindur dhe do të ecte kështu përgjithmonë. Djali u çel dhe tha me gëzim të madh në sy: ky është këlyshi që dua të blej! Pronari i dyqanit i tha:
“Jo, nuk mund ta blesh këtë. Por nëse dëshiron ta kesh, do ta jap sepse nuk vlen asgjë.” Djali heshti… Ai vështroj pronarin e dyqanit dhe tha: “Nuk dua të ma japësh, se ai këlysh vlen sa të tjerët. Dhe unë do të paguaj për gjithçka. Tani do të jap 100 euro dhe do të të sjell çdo muaj10 euro, deri në çmimin e tij”. I habitur, pronari i dyqanit tha: “Por ky qenush nuk do të jetë kurrë në gjendje të vrapojë, të kërcejë dhe të luajë me ju” …
Djali ngriti ngadalë pantallonat duke i zbuluar këmbën e majtë, duke treguar protezën që mbante.
“Shiko, tha ai, as unë nuk vrapoj shumë mirë dhe qenushit do t’i duhet dikush që ta kuptojë” …

 

 

Jeto I Lumtrur

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *