Këngëtari i njohur Devis Xherahu ka folur për projektin më të ri muzikor.
Xherahu kujtoi momentin kur performoi për banorët pak javë më parë dhe veçoi “duetin” me Luizin brenda shtëpisë së vëllait të madh. Ai zbuloi se Luizi është miku i ngushtë i mikut të tij, ndaj rrjedhimisht është edhe miku i tij.
Devisi u kujdes të tregonte se Luizin e ka mbështetur që prej javës së tretë kur ai u bë pjesë e shtëpisë së BBV dhe e vlerëson si një artist shumë të mirë.
“Dukej që ishte çun garip dhe kishte kimi që ngjiti që në fillim. Këndoi një këngë greke të Nikos Vertis dhe fillova ta këndoja dhe unë. Më habiti si shkodran që flet greqisht”, tha ndër të tjera Devisi, ndërsa u shpreh i hapur për bashkëpunim me fituesin e BBV.
- Më të lexuarat
- EMRI/ Kush është 22-vjeçarja që braktisi foshnjën në Durrës, 2 vite më parë kishte braktisur dy fëmijët e tjerë
- Sara Hoxha ‘zihet ngushtë’ dhe bën kërkesën e pazakontë për të gjitha vajzat…
- Zgjedhjet e 14 majit/ KAS gjobit 15 kryebashkiakë të PS-së (EMRAT)