JiL.al - Jeto i Lumtur

“Duke i thënë Oltës a nominojmë Kiarën”/ Habit Luizi, çfarë ndodhi me të që tha këto fjalë?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Duket se mbrëmja e djeshme ka qenë një nga më të bukurat në shtëpinë e “Big Brother VIP2”. Banorët kanë kërcyer të gjithë së bashku dhe nuk kanë munguar bisedat plot humor.

Në një moment teksa po qëndronin jashtë, Luiz Ejlli u thotë banorëve të rinj se kanë sjellë jetë në shtëpi, pasi ishin bërë si kuvend murgeshash. Madje me humor tha se aq shumë e kishte humbur, sa ishte duke bërë plan me Olta Gixharin që të nxirrte në nominim Kiara Titon.

“O mos vdekshi kurrë o banorë të rinj se na keni sjellë jetë se ishim bërë si me qenë kuvend murgeshash. Duke i thënë mirëmëngjesi njëri-tjetrit, Oltës a mund të vallëzojmë bashkë, Olta a do kafe? E humbëm krejt. Duke pyetur Oltën ça do për të ngrënë, a do kamomil e kështu gjërash. E humba krejt. Erdhët ju e na shkundët pak. Për Zotin fillova duke lutur Oltën me kamomil, ku të çon mushka o shok.

Duke i thënë Oltës a nominojmë Kiarën, e humba krejt unë. Kristi që i thoshte Keisit me zor pres me taku Sabin, pavarësisht se kjo ndodhi tamam. U bëfshi 1000 vjeça me tanë ça keni”, tha Luizi dhe gjithë banorët qeshnin me lot.

Por këngëtari nuk e la me kaq pasi po duke qeshur tha se duhen edhe gjashtë banorë të rinj, veç me iu shtruar në tokë për të fjetur si te dajat, se nuk ka vend tjetër.

Scroll to Top