Dy persona arrestohen dhe një tjetër ndiqet penalisht në Korçë, për çfarë akuzohen

Jil
Jil
2 Min Read

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës dhe një tjetër po ndiqet penalisht, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Në pranga ra V. B., 31 vjeç, banues në Shënvlash, Durrës, pasi u konstatua në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë plagosjen e rëndë. Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës.

U arrestua edhe Xh. K., 38 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, pasi në fshatin Dardhë të Korçës, u kap duke transportuar një sasi lënde drusore, të prerë në mënyrë të paligjshme.

Po ashtu, filloi procedimi në gjendje të lirë për R. T., 61 vjeç, banues në Korçë pasi gjatë kontrollit të ushtuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në automjetin që drejtonte 61-vjeçari, u gjetën të fshehur 2 emigrantë, të cilët dyshohet se ishin ndihmuar nga ky shtetas me qëllim kalimin e kufirit, ilegalisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *