JiL.al - Jeto i Lumtur

“E çuditshme si ti”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Zakonisht kam menduar të isha personi më i çuditshëm në botë,
por më vonë kam kuptuar, se janë kaq shumë njerëz në rruzull,
e ndonjëra duhet të jetë pikërisht ashtu si unë,
që të ndihet e çuditshme dhe me difekte
në të njëjtën mënyrë si ndjehem unë.
Do të desha ta imagjinoja,
ta imagjinoj që ajo duhet të jetë atje jashtë
dhe se edhe ajo po mendon për mua.
Epo, shpresoj, të jesh atje përjashta
duke e lexuar këtë,
ti e di, se po, është e vërtetë,
jam ketu
dhe jam e çuditshme pikërisht, ashtu si ti…

Frida Kahlo

Jeto I Lumtur

Scroll to Top