“E di që më respekton”, Efi për Luizin: Pse po mundohet të mos krijojë afrimitet me mua

Jil
Jil
2 Min Read

Gerti ka fituar sfidën e sekreteve, ku ka gjetur më shumë sekrete se gjithë banorët e tjerë, ndaj Vëllai i Madh i dha mundësinë të darkonte me tre nga banorët e shtëpisë.

Ai zgjodhi të darkonte me  Efin, Bledin dhe Kristin. Gjatë një bisede Gerti e pyet Efin se si i dukej ribashkimi me Luizin. Ajo shprehet se e ka kuptuar që Luizi nuk po i jep më afrimitet sepse që në momentin që kuptoi se një nga 4 banorët që u fut të shtunën në Big Brother do shkojë në finale, ai do përpiqet që ta ndihmojë Kiarën në këtë rrugëtim dhe përpiqet të jetë i distancuar nga Efi.

Efi: Në këtë moment ai nuk e kishte fokusin tek unë, që kështu nuk është se ndjeva ndonjë gjë të veçantë. E di që u kënaq me atë të vetën, por kur dëgjoi, ai njeri është shumë i vëmendshëm, nuk i shpëton gjë. Në momentin që dëgjoi që vetëm njëri prej banorëve do qëndrojë, atij nuk i interesova më unë. Jo se nuk i interesoj unë se ai e ka thënë ai i do të gjithë dhe i respekton të gjithë, mua më do, unë e kam parë, nuk ka nevojë për fjalë, se janë disa njerëz që nuk kanë nevojë të ta shprehin. Unë respektin e tij e kam marrë dhe e kam fituar me kohë, por në momentin që unë hyra bashkë me Kiarën, vëmendjen e mori ajo dhe aq më tepër se po të ishte puna që të ishim të gjithë që të kishim mundësinë e finales, reagimi i tij do ishte dhe më i ngrohtë. Është një finalist, ai më duket mua se po mundohet mos të krijojë shumë afrimitet me mua, po e mban veten që të mos ta krijojë këtë afrimitet. Këtë ndjeva, nuk është se ndjeva diçka.

americaneye.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *