JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ Aksident fatal, humb jetën 21-vjeçari shqiptar në Itali (EMRI)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali. 

Mediat italiane raportojnë se viktima është 21-vjeçari Xhemal Letija.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 të natës, në afërsi të varrezave të Besozzo, në provincën e Varese-s.

Ai po udhëtonte me makinë kur humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një mur.

Pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të emergjencën për ta shpëtuar të riun, ai u shpall i vdekur në vendin e ngjarjes.

Për momentin nuk ka asnjë provë për përfshirjen e automjeteve të tjera në aksidentin fatal, teksa hipotezat më të mundshme që po shqyrtohen nga agjencitë e zbatimit të ligjit janë zënia e gjumit nga ana e drejtuesit ose ndoshta një përpjekje për të shmangur një kafshë në rrugë.

Autoritetet italiane kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Scroll to Top