Djemtë e grupit ‘Urban Band’ ishin të ftuar në “Lancio” ku mes të tjerash treguan se kanë si synim të bëhen pjesë e “Big Brother VIP 3”. Ata shtuan se Luizi është miku i tyre, por mes tyre nuk mund të ketë një bashkëpunim pasi nuk janë e njëjta rrymë.
Djemtë shtuan se as nuk duan të përfitojnë në kurriz të tij.
“E kam synim të bëhem pjesë e ‘BBV 3’. Unë kam qenë fans i ‘Big Brother’ gjithmonë. Nuk kam studiuar ‘Big Brother-at’ nëpër botë sepse mendoj se filozofia është ndryshe. Luizi nuk është po e njëjta rrymë që ne kemi. Luizi është mik i joni. Unë kam patur fatin të bashkëpunoj me të në Shkodër nëpër koncerte. Ne jemi mësuar që atë që arrijme ta marrim gjithmonë vetë. Ai është një artist shumë i mirë, ka merituar shumë kohë më përpara të jetë aty ku është tani dhe si djalë dhe si artist. Nuk duam të fitojmë në kurriz të dikujt tjetër sepse dhe nëse do bëjmë bashkëpunim do jemi ata çunat që bënë një bashkëpunim me Luizin”, thanë ata.dailyxing.
- Aksident i rëndë te ‘Rruga e Elbasanit’. Përplasen 4 makina, tre persona të lënduar
- Tentuan të dhunojnë gjyqtarët pas ndeshjes me Bylisin, Policia e Shtetit bën lëvizjen…
- Aksident i katërfishtë në Tiranë, dalin detajet e para
- Bëhet virale në rrjet, ja çfarë i ndodhi Kiara Titos live me fustanin…
- Panik në Londër/ Makina niset me shpejtësi drejt zyrës dhe rezidencës së