Reperi së fundi ka qenë pjesë e një emisioni televiziv i cili ka shpalos detaje nga jeta e tij personale.
Fero, ka bërë të ditur për fansat dhe opinionin publik, se ka qenë shumë keq me shëndet për shkak të përdorimit të drogës, shkruan “Kosovarja”.
Reperi ka thënë se është shëruar nga një mjek rus i cili e ka ndihmuar shumë dhe ende vazhdon të marrë terapi nga ai.
Përveç kësaj të pathënë, Fero tha se iu kërkon falje të gjithë atyre që I ka ofenduar, qoftë përmes postimeve dhe rrjeteve sociale. Reperi nuk përmendi emra, megjithatë një kërkim falje mbase ia ka adresuar reperit Unikkatil të cilin e ka quajtur picamen dhe shumë fjalë jo të mira drejtuar atij.
“Unë i kam koleg ata iu dëshiroj shumë suksese edhe iu kërkoj ndjesë të gjithë kolegëve në qoftë se ndonjëherë dikë e kam bërë me u ndje keq se jom kon në substance narkotike. Kam bo video jam kon nëpër live-a”, thotë Fero.