E rëndë/ Burri hedh gruan shtatzënë nga shkëmbi, gjykata jep vendimin

Jil
Jil
3 Min Read

Një burrë është dënuar me të paktën 20 vite burg, pasi akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë.

Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtator të vitit 2021, ku Kashif Anwat, 29 vjeç, vrau gruan e tij shtatzënë, Fawziyah Javed, duke e shtyrë nga një shkëmb shëkmbor në Arthur’s Seat, një vullkan i zhdukur në Parkun Holyrood, në fund të Royal Mile të famshëm të Edinburgut.

Para oficerëve të policisë 29 vjeçari u përpoq të vetëmbrohej duke thënë se ai kishte rrëshqitur dhe ishte përlasur me gruan e tij, e cila më pas edhe u rrëzua nga shkëmbi, mirëpo kjo deklaratë e tij u hodh poshtë nga nëna e të resë e cila hodhi pistën se vajza e saj ishte vrarë pikërisht nga bashkëshorti.

Juria në Gjykatën e Lartë në Edinburg e hodhi poshtë atë mbrojtje dhe e shpalli atë fajtor për vrasjen e Javed dhe shkaktimin e vdekjes së fëmijës së saj të palindur.

Anëar tha se ata kishin vendosur të vizitonin Arthur’s Seat, një vullkan i zhdukur në Parkun Holyrood, në fund të Royal Mile të famshëm të Edinburgut, pasi kishin ngrënë në zinxhirin ushqimor Ëagamama’s.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *