” E tregonte projektin për Portin në Shirokë si fëmijë”, Luizi për Benet Becin. “I duhet Shkodrës një njeri i tillë”!

Jil
Jil
3 Min Read

Benet Beci është bërë pjesë diskutimeve të shtëpisë së Big Brother. Ka qenë kryefjala e këtyre muajve, shkodrani Luiz Ejlli, ai që në një bisedë me Gertin, një tjetër banor shkodran në shtëpi, ka përmendur projektin e ideuar nga Benet Beci për një port në zonën e Shirokës. I njohur tashmë për bindjet e tij te djathta, Luiz Ejlli është shprehur se Shkodrës i duhet një njeri që ka projekte e vizione, pa marrë parasysh kahun politik të cilit i përket. Luizi ka thënë se Beci ia ka treguar projektin në kohën kur ishte https://www.jetoilumtur.al/wp-content/uploads/2010/08/triforce-wallpaper.jpgistrator te KESH dhe e tregonte si fëmijë, me shumë qejf, sepse thoshte që vetëm donte t’i jepej mundësia për ta bërë Shkodrën.

Gjithashtu Luizi i njohur për bindjet e tij politike të djathta, u shpreh se vihet re një ndryshim i Shkodrës me qytetet e tjera dhe se ajo çfarë i duhet këtij qyteti është një njeri me vizion dhe me projekte të qarta për të mirën e Shkodrës.

“Pak rëndësi ka, ta marrin kush të dojë, ta marrin ai që e meriton. Në Shirokë do të bëhet një port i madh me anije që do të kalojë nga Shkodra në Mal të Zi, tip gondolash si në Venecia. Ka qenë projekt i deputetit Benet Beci, shkodran, e kam pasur drejtor kur kam qene te KESH, dhe ai ma pat treguar atëherë projektin që kishte, ma treguan në letër dhe në 3D. Përzoten me u ba Shkodra Venecia krejt, me anije, restorante. Nga Shkodra me dalë në Ulqin a ka gja ma të mirë. Shofin njerëzit apo është i majtë apo i djathtë, i kuq, i zi, i verdhë, i bardhë, ore a ka vende pune, a ka projekte konkrete, a ka mundësi me i ba, jepja o vlla. Benet Beci e ka pasur këtë plan qysh se erdhi deputet në Shkodër, edhe thosha ka lezet, Shiroka ka shumë potencial. Kur ma ka treguar Beneti projektin e tregonte si fëmijë, me shumë qejf, thoshte, i kam fondet nga pushteti qendror, kam mbështetjen, vetem të më jepet mundësia.”
Shkodra e ka treguar historikisht që asht e djathtë dhe do jetë sot e 300 vjet, por vjen një moment që e sheh se je ndrysh nga qytetet e tjera”- u shpreh Luiz Ejlli..shkoder.info

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *