JiL.al - Jeto i Lumtur

“E vetmja mënyrë për të bërë punë të mëdha është që ta doni atë që bëni” – 21 Thënie Motivuese

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

1.Çfarëdo lloj gjëje që mendja e njeriut mund ta konceptojë dhe besojë, ajo mund edhe ta arrijë.

3.Nëse ju ofrohet një vend në një raketë kozmike, mos pyesni se çfarë vendi! Thjeshtë hipni.

4.Çdo ëndërr e madhe fillon me një ëndërrimtar. Gjithmonë mbajeni mend, ju keni brenda jush forcë, durim dhe pasion për të arritur yjet dhe për të ndryshuar botën.

5.Sfidat janë ato që e bëjnë jetën interesante, dhe tejkalimi i tyre është ajo që e bën jetën më kuptimplotë.

6.Shumë prej nesh nuk jemi duke jetuar ëndrrat tona, sepse jemi duke jetuar frikërat tona.

7.Përpiquni jo që të jeni një sukses, por që të jeni një vlerë.

8.Mënyra më e zakonshme që njerëzit heqin dorë nga fuqia e tyre, është duke menduar që nuk e kanë atë.

9.Nëse diçka është mjaftueshëm e rëndësishme, edhe nëse shanset janë kundër jush, duhet që gjithësesi ta bëni atë.

10.Disa gjëra jua kap syri, por ndiqni vetëm ato që jua kap zemra.

11.Unë kurrë nuk e kam ëndërruar suksesit. Kam punuar për të.

12.Kur një derë e lumturisë mbyllet, një tjetër hapet, por shpesh herë, ne shikojmë aq gjatë nga dera që po mbyllet, saqë nuk e shohim atë që është hapur tashmë para nesh.

13.Njerëzit që thonë se dicka nuk mund të bëhet, nuk duhet të ndërpresin ata që po e bëjnë atë.

14.Nëse e keni mendjen tek ato që keni në jetë, do të keni gjithmonë më shumë. Nëse e keni mendjen tek ato që nuk keni në jetë, do të keni gjithmonë pak.

15.Besoj se mundesh, dhe do të kesh bërë gjysmën e rrugës.

16.Gjëja më e vështirë është vendimi për të vepruar, pjesa tjetër është thjesht këmbëngulje.

17.Mos harroni se mos arritja e asaj që dëshironi, ndonjëherë është një goditje e mrekullueshme e fatit.

18.Sa e mrekullueshme është që njerëzve nuk u duhet të presin as edhe moment të vetëm, para se të fillojnë të përmirësojnë botën.

19.Personi i vetëm që jeni të destinuar të bëheni, është personi që ju vetë vendosni të bëheni.

20.Ajo që ne arrijmë së brendshmi, do të ndryshojë realitetin e jashtëm.

21.Unë nuk mund të ndryshoj drejtimin e erës, por mund të rregulloj velat e anijes time, për të arritur gjithmonë në destinacionin tim.

Scroll to Top