JiL.al - Jeto i Lumtur

“Edhe qielli me tokën të bashkohen…”/ Kriza në marrëdhënie dhe frika se mund të përjashtohet, Kiara paralajmëron Luizin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Çifti Luiz dhe Kiara nuk po kalojnë ditët e tyre më të mira në marrëdhënie, por as në lojë. Teksa kanë pasur ditë plot ngarkesa emocionale, zënka, po ashtu edhe Luizi është shprehur i shqetësuar se këtë shtunë rrugëtimi i tij në këtë lojë mund të ndërpritet.

Por të premten, pas një pajtimi që nuk dihet sa do të zgjasë, Kiara nisi ta ngacmojë Luizin pasi ai po sillej shumë serioz.

Kiara tha se Luizin nuk e bën asgjë për të qeshur, madje as dashuria.

Edhe Armaldo u fut në mesin e ngacmimeve, duke thënë se Luizi ka jetën më të bukur që ekziston. Kiara u shpreh se ai ka 700 halle, prandaj qëndron serioz dhe nuk flet.

Ndonëse Maestro e pyeti Luizin se çfarë kishte, ky i fundit zgjodhi ta “injorojë” atë.

Gërhima e Luizit në gjumë është bërë temë diskutimi po mbrëmë, pas pajtimit të çiftit.

Ajo që ka bërë habi ka qenë deklarata e prerë e Kiarës e cila i shprehu Luizit se edhe “në qoftë se qielli me tokën të bashkohen”, ajo nuk e duron dot gërmihën e tij.

Luizi tha se nuk ka çfarë bën, pasi ka probleme me frymëmarrjen për shkak të mishit të huaj në hundë.

Ai madje tha se nuk ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale, për shkak se heqja e mishit të huaj, do t’i ndryshonte timbrin e zërit. Për shkak se ai këndon, zgjodhi të mos e bënte.

Luizi shtoi se ai gërhet edhe ditën kur flet më dikë. Sipas tij, ka momente që gërhet kur flet apo qesh. Kiara nga ana tjetër, tha se e njeh veten e saj shumë mirë dhe se gërhimën nuk e duron dot.

Scroll to Top