EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, shqiptari përplaset për vdekje në vijat e bardha

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 58-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike, pasi u përplas nga një makinë teksa po kalonte në vijat e bardha.

Ngjarja e rëndë ndodhi në 19 dhjetor në  via Fanti në Sasuolo, kur Zhyhdi Hyka ishte duke kaluar në vijat e bardha, teksa u përplas nga një “Audi A3”, sportive që dyshohet se ishte me shpejtësi të madhe.

Ai u transportua në spital në gjendje të rëndë, por pas tre ditësh fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

Autoritetet italiane kanë hapur çështje penale për “vrasje” ndaj drejtuesit të automjetit.

Scroll to Top