Ermal Fejzullahu flet sërish për Luizin: Djalë artist, i takon fitorja

Jil
Jil
1 Min Read

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, më parë bëri një postim duke treguar mbështetjen e tij për banorin e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejllin.

Ai tha se me artistin shkodran njihen që 20 vite dhe se gjithmonë ka qenë i tillë me humor dhe një djalë artist.

I ftuar së fundmi në një intervistë për RTV Ora, ai ka treguar sërish përkrahjen e tij për konkurrentin e këtij ‘reality show’.

Krijuesi i hitit “Kthema” theksoi mbi të gjitha se Luizi e meriton fitoren, duke i uruar sa më shumë suksese.

“Luizi më së pari ka shumë karizëm dhe është shumë djalë, artist. Tani thonë pas kalit të mirë çohet pluhur, atij vetëm i uroj shëndet dhe ishalla i ec mbarë. Besoj që i takon edhe fitorja”, u shpreh ai.

Ejlli ndërkohë është kthyer në një fenomen, një person jashtëzakonisht i pëlqyer për lojën brenda këtij formati.

Ai tashmë ka fituar zemrat e gjithë publikut dhe kjo gjë po dëshmohet çdo ditë në bazë të asaj që shihet nëpër rrjete sociale.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *