“Është një masakër”/ Mësoi për sulmin në Top Channel, Luizi mes lotësh bën premtimin prekës për familjen e të ndjerit: Rojën e njihja

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mbrëmjen e sotme banorët e “Big Brother VIP” mësuan për sulmin në Top Channel, ku humbi jetën edhe roja 60-vjeçar.

Me të mësuar për ngjarjen e rëndë, Luizi u përlot sepse emri i të ndjerit ishte mjaft i njohur për të.

Ai tha se do t’i qëndrojë pranë familjes së të ndjerit dhe me të dalë nga shtëpia, do t’i ndihmojë.

“Unë e kam njohur dhe prej emrit rojen. Ndihem shumë keq. Jam i sigurt që kjo shtëpi është më e sigurt se çdo ambasadë. Është një masakër. Kur goditet fjala e lirë, nuk gjej emër ti vë këtij akti terrorist. Por mund të them se të gjithë bashkë mund t’ja dalim duke i dhënë forcë njëri-tjetrit, duke pasur mbështetjen tuaj. Ju jeni forca juaj sepse jeni në lëvizje. Pavarësisht garave, të gjitha janë zero kundër kësaj. I them familjes së të ndjerit që një pjesë të konsiderueshme do ja dhuroj atyre”, deklaroi Luizi.

Scroll to Top