Është një nga perlat e muzikës korçare, historia e këngës “Në pijetore unë jam ulur” do t’ju lërë pa fjalë

Jil
Jil
3 Min Read

Është një nga serenatat më melodioze korçare, por historia e krijimit të këngës “Në pijetore unë jam ulur”, është sa e trishtë, aq edhe shpresëdhënëse. Këngën që e kemi dëgjuar të kënduar nga vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti, e kanë krijuar nga një grup muzikantësh të burgosur në burgun famëkeq të Spaçit.

Historinë e rrëfen ish-i dënuari politik Bujar Bakalli, duke treguar se si muzikantët krijuan dhe për herë të parë kënduan në burgun e Spaçit serenatën e famshme korçare. Rrëfimin e Bakallit e sjell Xhimi Begeja:

NË PIJETORE UN JAM UL

“Historia e serenatës mes telave me gjëmba”

Xhimi Begeja

Jam në një mbremje me familjen e Z Bujar Bakallit, disident e patriot dhe një “ish” i dënuar politikish i Spaçit. Mes  gëzimit në darkën familjare, dëgjojmë e këndojmë këngën “Në pijetore unë jam ulur” të kënduar nga vëllezërit Prifti,. Pas mbarimit të këngës, Bujari më thotë “Kjo këngë është kompozuar në burgun e Spaçit”.

Më erdhi habi, dhe e pyes se Kush janë autorët. Dhe ai vazhdon me një dhimbje, që vinte nga shpirti i tij. “Muzikën e bëri Andon Vanko, korçar i dënuar me 20 vite burg, tekstin e saj poetët Astrit Delvina  dhe Gëzim Medolli, edhe këto të dënuar politikisht me nga 21 vite burg.”

Ndez një cigare e vazhdon me nostalgji nën tingujt e bukur të serenatës. “Orkestrimin e bëri Ali Hoxha, me epitetin Li Trompa, kishte mbaruar konservatorin në Pragë Çekosllavi, për vegla frymore, i dënuar politikisht dhe ka berë mbi 17 vite burg. Origjinali i kësaj kënge është kënduar nga të burgosurit e Spaçit të përshtatur nga maestro Lluk Kaçaj, një bas i kalibrit botëror ku mes “këngëtareve të Spaçit” ishte Stavri Rafaeli, një nga tenorët më të shquar lirik të kohës i dënuar me 25 vite burg dhe mes tjerëve isha dhe unë -thotë Bujari (I arrestuar në vitin e tretë ne Liceun e Tiranës ku studionte për violinë e bëri 15 vite burg).

Habitem që Vëllezërit Prifti o nuk e dinë o nuk e përmendin këtë të vërtetë duke i marë atributet e krijimit të kësaj perle serenata të bërë në vendin e telave me gjemba, në ferrin shqiptar, për ti dhënë frymën e jetës dhe të shpresës bashkëvuajtësve të tyre. Mësojeni të vërtetën nga ata që kanë sakrifikuar me jetë për të drejtën njerëzore.

LIFE STYLE  Kuriozitete

Jeto I Lumtur.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *