Big Brother Vip ështe shndërruar tema më e nxehtë në çdo tavolinë dhe ne nuk mund të humbnim shansin që të merrnim një opinion profesionistësh për personazhet kryesorë të këtij formati. Moderatorja, Fatma Haxhialiu, analizoi në “Why Not” disa prej tyre, përfshirë dyshen Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari.
Olta Gixhari Olta është antiteza më e mirë që mund të kishte qenë ndonjëherë për Luizin. E ka mbajtur shumë mirë, ka pasur 2-3 momente që ka ditur ti shfrytëzojë në favorin e vet. Dhe pastaj është pika e yllit që nuk ke çfarë i thua, se është aq e bukur.
Kiara Tito Nuk e njoh personalisht, e njoh në bazë të formateve që ka drejtuar. Më duket një vajzë shumë e mirë, e urtë, me edukatë, e butë. Më pëlqen menaxhimi që u bën situatave me shumë qetësi. Ka qenë kyç edhe në lojën e Luizit në momentet e tij kur ka ag.ravuar për ta ulur me këmbë në tokë që të reflektojë. Por nuk më duket formati i personalitetit për Big Brother.
Nuk hyn te personazhet që janë interesante, është hermetike, politikisht korrekte, nuk do që të dalë nga korniza, kjo në gjuhën e televizionit quhet e mërzitshme. Për Big Brother për mua është lojtare e dobët. Do kisha dëshirë që përveçse të jetë e dashura e Luizit të ketë një linjë të veten të lojës që nuk e pati. U mbyt nga lidhja, fitoi dhe njëfarë sigurie duke parë ndikimin dhe lobimin që bën ai.
Luiz Ejlli Kryefjala e Big Brother. Është një produkt. Luizi nuk i përket më vetes, ka dalë jashtë çdo parashikimi, çdo lloj përmase që mund të ishte menduar. Është një produkt që po përfitojnë prej tij që nga qoftet e pazarit që kanë një produkt që quhet Luiz deri te biznese që i çojnë veshje dhe sigurisht te televizioni që i menaxhon imazhin. Luizi ishte një zbulim i vërtetë, surpriza më e madhe e Big Brother deri tani.
Do jetë e vështirë që të kalohet suksesi i këtij fenomeni, është realisht një fenomen. Nuk kishte ndodhur më përpara që të ishte një personazh në këto parametra dhe që të vinte nga Big Brother. Është strateg. Më pëlqen që ky format po i rikthen në treg. Bëri dhe këngë aty. Shpresoj që kur të dalë do ti kthehet tregut muzikor, është një nga gjërat më të bukura dhe një nga fitoret e Luizit. Nëse hyn në politikë komplikohen situatat, si artist është brilant.
Kristi Aliaj Dragot Kristi është një personalitet shumë interesant, një ajër i ardhur nga jashtë që në stil, kujdesi dhe dashuria që ka për veten, mënyra si ushqehet, stërvitet, komunikimi që ka. Është një lojtar shumë interesant.
Armaldo Kllogjeri (Maestro) Ka qenë një tjetër zbulim në Big Brother. Jam i lumtur që u vu në qendër të vëmendjes dhe për profesionin e tij dhe që realizoi një këngë që është shumë e suksesshme. Shpresoj të njohë vetëm rritje karriera e tij. Vlerësoj një gjest fantastik që ka bërë para pak ditësh, më mori në telefon dhe më ka falenderuar që e kam suportuar. Më ka lënë pa fjalë. Nuk më kishte ndodhur asnjëherë me ndonjë personazh. E vlerësoj dyfish që e bëri këtë në kulmin e suksesit të tij.
Dea Mishel Hoxha Është një personazh interesant, jashtë kutisë, klisheve që jemi mësuar ti shikojmë, sidomos vajzat e famshme. Jam surprizuar nga loja e saj dhe që ka ardhur deri këtu. Kjo tregon që me atë qetësinë e saj, tërhiqe dhe mos e këput ka një gjë aty. Kot nuk ka ardhur deri këtu.