Flori Mumajesi, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj bëhen bashkë, zbulohet projekti i madh, dalin në dritë detajet e para

Jil
Jil
2 Min Read

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Flori Mumajesi dhe çifti Arbana Osmani-Eduart Grishaj po vijnë me një projekt. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor, por për diçka që ka lidhje me këngën, ‘Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar’.

Prej vitesh tashmë Festivali është drejtuar nga njerëz të ndryshëm të medias. Dy vite më parë nga Vera Grabocka me Alketa Vejsiun, vitin e kaluar ngaArdit Gjebrea e këtë vit nga treshja e sipërpërmendur.

Prej ditësh në media ëshë raportuar se këtë vit, “Festivali i Këngës” do të vijë në moderimin e Arbanës dhe regjinë e Eduartit, teksa kantautori Flori Mumajesi, do të vijë në rolin e drejtorit artistik të festivalit.

Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja pjesëmarrje e tij ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”.

Vlen të theksohet se nga vetë tre protagonistët nuk ka patur asnjë reagim. Arbana më herët ka zbuluar se i është propozuar dy herë për të prezantuar ‘Festivalin e RTSH’, në vitet 2014 dhe 2018, por nuk ka pranuar për arsye të ndryshme, ndërsa nuk ka përjashtuar që nuk gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen.

“Ma kanë ofruar dy herë (2014 dhe 2018) dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar.

Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar, edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol”, tregoi moderatorja në 2020.…jetoilumtu.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *