JiL.al - Jeto i Lumtur

FOTO/ Pas sherrit me këngëtarin, Kiarës i ndodh e papritura nga fansat e Luizit

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kur vjen puna për të mbrojtur dhe për t’i dalë në krah të preferuarit të tyre, fansat e Luizit, nuk e kursejnë as Kiara Titon.

Të gjitha ngjarjet e ndodhura së fundmi mes Kiarës dhe Luizit dhe reagimet që i pasuan, nuk iu kanë pëlqyer ndjekësve dhe fansave të çiftit. Për të qenë më konkretë, kanë qenë reagimet dhe sjellet e Kiarës, ato që nuk iu kanë pëlqyer fansave.

FOTO/ Pas sherrit me këngëtarin, Kiarës i ndodh e papritura nga

Kjo gjë është lehtësisht e dukshme, në çdo rrjet social ku është bërë një postim për Kiarën. Si nëpër faqe të ndryshme, ashtu edhe në profilin e saj, shihen qindra komente kundër Kiarës, deri edhe ofendime e fjalë të rënda.

Pakënaqësia dhe revolta e fansave, reflektohet edhe në numrin e ndjekësve të Kiara Titos në Instagram. Që prej Prime-it të mbrëmshëm, moderatorja ka humbur më shumë se 10 mijë ndjekës në rrjetin social dhe numri vijon të ulet çdo moment.

Çfarë ndodhi gjatë dhe pas Prime-it të mbrëmshëm?

Gjatë Prime-it të mbrëmshëm, jo vetëm që nuk pati një sqarim mes Kiarës dhe Luizit, por debatet u shtuan edhe më shumë. Në përfundim të spektaklit, “Vëllai i Madh” surprizoi vajzat me një trupë balerinësh, te të cilët shkoi edhe Kiara për të kërcyer. Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Luizit, e cili e shprehu pakënaqësinë e tij si me fjalë ashtu edhe me gjuhën e trupit. Kur Kiara u rikthye pas kërcimit, Luizi iu drejtua me fjalët: “Mezi paske pritur moj vazjë, vazhdo moj, të paktën ta di”, ndërsa moderatorja nuk reagoi në atë moment.

Luizi vijoi të flasë për këtë moment, në një tjetër diskutim me Ermionën, ku tha: “Shiko ku jam unë jam këtu se nuk më zë vendi-vend ajo është atje, duke qeshur, duke kërcyer, sikur ka ndodhur para 1 muji ky muhabet, në një kohë që nuk dua ti vë faj faj as asaj as vetes, por për shkak të bllokimit tim, e reagimit të saj unë rrezikohem të përjashtohem. Të paktën meqë jemi bashkëfajtorë të mundohemi… e thotë “nuk ke respekt”, unë nuk zgërdhihem pas asaj që ndodhi”. Çifti më pas pati një bisedë në orët e vona, ku sërish nuk u sqaruan, përkundrazi marrëdhënia e tyre shkoi edhe më keq nga sa ishte.

Kiara: Nuk jam një banore dosido për ty. Kiarën që kishe nuk e ke, duhet ta rifitosh dhe që ta bësh këtë gjëja e parë duket ti kërkosh ndjesë, se je 100% gabim. Ajo gjë që ndodhi më ka prekur shumë, jo vetëm mua por edhe të tjerë, Edhe atë që erdhi nga Italia dhe ti e takove. Nuk dua ta kujtoj atë skenë dhe ato fjalë aq të shëmtuara që ke thënë te dhoma e rrëfimit. Mos e përmend Kiarën fare, të më bësh mua deklarata “do fitoj unë, nuk do fitojë Kiara, nuk e lë të fitojë Kiarën”. Po më kthen në pikën zero. Vazhdon duke bërë të fortin. Jam shumë e shqetësuar, pro vazhdoj të qesh deri në fund. Nuk dua të më nxjerrësh nga vetja. Qartësohu, nëse do lojën, apo Kiarën, apo një të mesme të artë. Të thashë merr kohën tënde. Unë çfarë kam menduar me veten, është që do ta shijkoj këtë djalë, nëse do më respektojë, a do komunikojë me mua.

Luizi: Rruga e mesme që kam zgjedhur, na solli në këtë debat. Kjo është rruga e mesme. Nëse ti thua “Luiz zgjidh lojën”, unë çohem që tani dhe nuk më intereson fare a je lënduar, apo ndjehesh keq. Nëse më thua “zgjidh Kiarën”, të them “më fal” nga mëngjesi deri në darkë. Tani do të të them kështu dhe të rri vetëm me ty, apo do të të kthej shpinën e të vazhdoj të luaj. Unë nuk bëra gabim, ti e bëre të madhe.

Kiara: Nuk jam vetëm gruaja e Luizit, ke një Kiarë këtu përballë, respektoje për atë që është, kaq. Nuk ma ke ti jetën në dorë dhe nuk më udhëzon dot ti mua. Të jetë hera e parë dhe e fundit që më bllokon. Merr pjesë, luaj si njeri. Nëse unë mërzitem për një moment, të kap prej krahu dhe thua do flasim tani se s’bën.

Luizi: Më vret ideja që e ke në majë të gjuhës atë “e mbyllim”, është e treta herë që ma thua. Duket sikur mezi pret ta thuash. Më ka mbetur në mendje ajo fjalë, nuk jam prej hekuri. Do rri vetëm në krevat. Aty do rri për zotin, le të rrimë ashtu pra deri sa të dalë prej këtu edhe e vazhdojmë jashtë.

Kiara: Po ça thua o Luiz, je një “drama queen”, mërzitesh, rri gjithë ditën në krevat. Je 37 vjeç, të paskam unë në dorë ty lojën. Nuk të kam në dorë. Unë nuk jam me sustë, nuk do të përqafoj dhe kjo gjë mbaroi, nuk e bëj këtë gjë, nuk ndjej ta bëj. Vazhdo bëj si kalama, rri në krevat gjithë ditën se unë nuk të flas. Aty rri pra, duke ndenjur ti në shtrat unë s’të vij kurrë sa të kesh jetën ti, ta dish këtë gjë.

Scroll to Top