Serbia po “gumëzhin” nga një foto e cila po trazon rrjetet sociale. Një gjyshe është fotografuar në Novi Sad me rroba banje me flamurin shqiptar.
Siç raportojnë mediat serbe, fotoja e pazakontë dyshohet se është bërë në Novi Sad Strand, një plazh në këtë zonë.
Aty shihet një grua e moshuar e ulur në një stol, e cila ka të veshur rroba banje me flamurin shqiptar, ndërsa në dorë mban telefonin dhe duket sikur po fotografon personin që i ka bërë foton.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.
Në postimin e publikuar në instagram shtrohet pyetja: A është ky një provokim i qëllimshëm? Reagimet kanë qenë të shumta, duke thënë se gjyshja nuk e ka ditur fare se çfarë kuptimi flamuri që mban ne reçipetat e saj.
“Mos i kushtoni rëndësi”, ka shkruar një përdorues.
Ndërsa një tjetër thotë se të gjithë debatin e bën politika: “Unë isha në mes të Shqipërisë me stemën në bluzë dhe askush nuk më tha asnjë fjalë.
Politikanët e bëjnë gjithë këtë urrejtje, dhe ulen, pinë e hanë bashkë dhe bëjnë kombinime, ndërsa njerëzit e thjeshtë duan të vdesin për ndonjë marrëzi”
Jeto I Lumturia.al