Gazetari del me deklaratën e fortë: Ja me cilin post drejtues kanë lidhje grupet kriminale

Jil
Jil
2 Min Read

Gazetari Spartak Koka në emisionin “Kjo Javë” komentoi situatën e kriminalitetit në vend. Ai theksoi se ka pasur një rritje të ngjarjeve kriminale. Gjithashtu u ndal edhe tek radhët e Policisë, duke thënë se janë rikthyer në pozicionet të drejtuesve edhe persona që kanë lidhje me grupe kriminale.

“Duhet të ndryshojë sistemi i brendshëm i policisë. Ne shikojmë riaktivizimin e grupit drejtues të Hashashit në vitin 20016. Ishte po kjo qeveri e cila i nxori në dispozicion, dhe në mënyrë të habitshme gjatë vitit 2022 dhe 2023 janë kthyer në pozicione shumë të rëndësishme në Policinë e Shtetit duke drejtuar sektorë që kanë të bëjnë me luftën kundër narkotikëve dhe aspekte të rëndësishme që duhet t’u garantojnë qytetarëve më shumë rend dhe më shumë siguri.

Rikthimi i këtyre personave që kanë qenë të evidentuar dhe nga SHISH për lidhje me grupe kriminale dhe marrjen e % së përfitimeve nga droga në 2016 dhe rikthimi i tyre në poste drejtuese nuk është një lajm i mirë në Policinë e Shtetit. Sigurisht këtu nuk ka justifikim për askënd nga drejtuesit  e policisë. Drejtues me lidhje me grupe kriminale nuk mund t’i shërbejnë komuniteteve në zona të ndryshme sepse sërish ata do të implikohen me grupe kriminale. Pra më e mira e mundshme është të bëhet një Vetting i plotë. Të kuptojmë se cilat janë pasuritë e tyre”, tha ai.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *