JiL.al - Jeto i Lumtur

Gruaja i blen burrit kukull që duket si ajo, për rastet kur nuk është në disponim për seks

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një grua i ka blerë burrit të saj një kukull që duket si ajo, në mënyrë që burri i saj të bëj seks me kukullën, kur ajo nuk është në disponim të mirë.

Char dhe Callum, të cilët fitojnë deri në 82 mijë euro në muaj në faqen e internetit të përmbajtjes për të rritur, thonë se ideja lindi pasi diskutuan për seks në grup, por Char ishte i shqetësuar se ajo mund të bëhej xheloze. Si një zgjidhje, ata blenë kukullën.

Ata tani e trajtojnë kukullën Dee si një person të vërtetë, duke e veshur me të brendshme dhe fustane të bardha, si dhe duke e marrë në xhiro me makinë.

Dee gjithashtu shfaqet rregullisht në faqen e tyre në “Only Fans”, dhe është një hit me 2000 abonentët e tyre, shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv.

“Është fantastike sepse Callum ka një dëshirë të lartë seksuale dhe nëse unë nuk jam në humor, ai ka Dee-n aty”, tha tutje Char.

“Të dyve na pëlqen të eksperimentojmë me të, dhe ajo gjithashtu merr pjesë rregullisht në seancat tona të nxehta. Ajo nuk është ‘thjesht një kukull’, ne jemi vërtet të lidhur me të. Ajo ka ndihmuar për të forcuar marrëdhënien tonë – dhe i ka vënë flakën jetës sonë seksuale”.

“Kishte shumë për të zgjedhur, por përfundimisht gjetëm Dee-n, që mendojmë se më ngjan mua. Unë kurrë nuk bëhem xheloze sepse nuk ka emocione – ajo nuk është e vërtetë. Callum ka një dëshirë më të lartë seksi se unë, kështu që është mirë që ai ka Dee-n kur unë nuk dua të bëj seks”.

Burri Callum po ashtu tha se Dee ka pasur një ndikim pozitiv tek ata si çift.

LIFE STYLE Kuriozitete

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top