Habit gazetarja e njohur: Do ta ndaja dyshen Luiz-Kiara si lojtarë, nëse do të ishte në dorën time

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

E ftuar në emisionin e sotëm të “Live From Tirana” ishte gazetarja Klotilda Harka, e cila mbulon pjesën e showbiz-it në Shqipëri. Ajo u pyet në lidhje me dinamika të ndryshme që përfshinin kryesisht formatin e “Big Brother Vip Albania 2” dhe suksesin e padiskutueshëm që ka patur këtë vit në rrjetet e ndryshme sociale. Në lidhje për këto të fundit, ku shumë ndjekës shprehin opinionet e tyre edhe në video live në Instagram ose Tik Tok, ajo është shprehur:

Edhe gjatë vitit të kaluar janë organizuar. Nuk kam qenë pjesë e organizimit të tyre, por kam qenë e ftuar. Ato janë opozita e “BBV” dhe aty thuhen çdo gjë që nuk mund të thuhen në një transmetim të drejtpërdrejtë televiziv. Është një shanc shumë i mirë për personat që bëhen pjesë aty që të tërheqin vëmendje. Më duket interesante, por gjithmonë pa u ekzagjëruar.

Sigurisht që fama që kanë marrë këto live në rrjetet sociale është mjaft e njohur, por Klotilda është shprehur se jo çdo kush mund të futet dhe të bëhet pjesë e tyre: Nuk mund të hyjë kushdo. Për shembull, në një të tillë që bëhet janë të gjithë pjesë e atmosferës së “BBV”. Dikush fitues, dikush në vend të dytë, dikush opinionist ose gazetar showbizz-i afër formatit. Do thoja dicka që vëmendja e këtyre personazheve VIP është aq e madhe dhe secili do që të dëgjojë diçka rreth tyre. Unë kam qenë gazetare që në fillim dhe nuk u dukej interenste kur diskutonim këto gjëra në atë kohë, kurse tani njerëzit janë në radhë për të marrë vëmendje.

Fenomeni i Big Brother ka disa vite që transmetohet në kanalin e Top Channel, por ky i fundit është kthyer me të vërtetë në qendër të vëmendjes, për shkak të situatave që banorët krijojnë brenda shtëpisë. E pyetur për arsyen pse ndodh ky pëlqim kaq i madh, ajo ka pohuar:

Duhet ta themi që meritën më të madhe e ka Luiz Ejlli. Bëri një lojë që nuk e kishim parë ndonjëherë, që banorët e tjerë nuk i kanë bërë kurrë. Duke qenë se solli një lojë dinamike, të duket sikur futet edhe në shtëpinë e shqiptarëve dhe depërton tek njerëzit. Është e pamundur mos ta ndjekin. Kjo audiencë duhet t’i shkojë Luiz Ejllit si meritë. Me hashtag-un e tij në Tik Tok do të thotë se e ndjek e gjithë bota dhe jo vetëm shqiptarët. Audienca dashuron Luizin dhe kjo sjellja e Kiarës që është e ftohtë dhe e kontrolluar nuk i bën mirë Kiarës, pavarësisht se i i jep vëmendje, por i jep vëmendje për keq. Ajo duhet t’i shkojë pas lojës së Luizit. Nëse është çift, të sillet si çift. Në asnjë moment Luizi nuk e ka ulur, ndërsa ajo po. Nuk do t’i shërbejë lojës së saj, pasi kjo sjellje e saj nuk pëlqehet nga fansat e Luizit.

E pyetur se nëse ajo do ta kishte në dorë realizimin e këtij formati dhe cila do të ishin ndryshimet të cilat ajo do t’i bënte, gazetarja ka deklaruar:

Kjo ishte një pyetje shumëe bukur, pasi disa herë e kam menduar si gjë. Një ndër gjërat që më vjen tani në mendje, që me shumë siguri do ta bëja, do të ishte ndarja e dyshes Luiz-Kiara si lojtarë, nëse do të ishte në dorën time. Kjo ndoshta do të ndryshonte dinamikat brenda shtëpisë. Gjithmonë në kontekstin si lojtar, jo në romancë. Pastaj ka plot gjëra të tjera që i kam analizuar, por nuk më vijnë shumë qartë në mendje. Do më duhej t’i shkruaja edhe pastaj të t’i thoja.

Lexo të radhë

E TURPSHME: Produksioni nxjerr Sabianin dhe fut në lojë si banor ish të dashurin e Kejsit që Ora ”të

03:00 e mëngjesit, Kiara dhe Luizi kercënojnë produksionin! “Nese guxoni qe…

Sipas Kristit, nëse Luizi fiton “Big Brother VIP” Shqipëria është në dështim”

Scroll to Top