Horoskopi ditor, e premte 20 maj 2022

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashi 

Partneri/ja do t’ju kërkojë ti tregoni të vërtetën dhe është gati të falë çdo gabim tuajin. Zbrazni thesin dhe mos fshihni asnjë detaj të asaj që ju ka ndodhur. Beqarët do jenë të gatshëm për çdolloj çmendurie vetëm për të ndryshuar statusin. Në planin financiar bëni kujdes me llogaritë.

Demi

Përdoreni kohën tuaj për të vënë pak rregull në marrëdhënien tuaj në çift. Çdo gjë tjetër do e keni nën kontroll. Beqarët do kenë takime pafund nga të cilët do argëtohen tej mase, por nuk do jenë ende gati për ndryshime. Financat parashikohen të jenë të mira dhe nuk do hasni vështirësi.

Binjakët

Tregoni kujdes ndaj asaj/atij që thoni se nuk dëshironi të keqkuptoheni. Partneri/ja mund të marrë seriozisht diçka që ju do ta thoni thjeshtë për shaka. Beqarët ka shumë mundësi që të krijojnë lidhje me një person që kanë kohë që e njohin. Financat do jenë të mira, do keni mbështetës pa kushte Diellin.

Gaforrja

Dhe pse nuk jeni në humorin e zakonshëm ju të dashuruarit, sot do të bëheni përsëri protagonist i një ngjarjeje gazmore. Do të kaloni gjithçka me qetësi. Beqarët nuk duhet të ndërmarrin hapa të nxituar për të ardhmen e tyre sepse shumë shpejt mund të zhgënjehen. Në planin financiar gjendja do përmirësohet.

Luani

Ka ardhur momenti që dhe ju që jeni në një marrëdhënie të rrezikoni. Keni shumë mundësi që të bëni tuajën atë që dëshironi përpara mbrëmjes së sotme. Matni pulsin e partnerit/es. Beqarët do kenë takime, por nuk do vendosin dot për më shumë. Në planin financiar gjendja parashikohet e stabilizuar.

Virgjëresha

Është koha për të marrë sa më shumë dhe për tu kënaqur me çdo gjë që ju ofron jeta ju që jeni në çift. Keni sakrifikuar shumë kohë për diçka që nuk ju përket. Beqarët do kenë një ditë të mbushur me takime interesante, por asgjë më shumë se kaq. Në planin financiar do arrini t’i zhdukni problemet.

Peshorja

Nuk keni pse të mundoheni shumë sot për të siguruar mbështetjen e partnerit/es. Mjafton të tregoheni të qartë dhe të drejtpërdrejtë për atë që kërkoni. Beqarët do jenë të pavendosur dhe nuk do arrin të gjejnë dot personin e ëndërruar. Financat do dini si t’i menaxhoni dhe situata do jetë nën kontroll.

Akrepi

Dita për ju të dashuruarit do të ketë një ecuri të zhurmshme sot. Do të arrini të ambientoheni me situatën vetëm duke bërë një telefonatë. Dikush do t’ju shpjegojë ç’duhet të bëni. Beqarët duhet të reflektojnë mirë para se të hedhin hapa. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj.

Shigjetari

Kërkesat tuaja do të duken të pakuptueshme sot për partnerin/en. Faji është i juaji sepse po kërkoni shumë. Beqarët do tërhiqen nga një person që e takojnë për herë të parë dhe gjithçka do ndryshojë për ta. Në planin financiar nuk duhet të kryeni shpenzime të pamenduara.

Bricjapi

Një gjest i këndshëm nga ana juaj do të vlerësohet me xhentilesën e duhur nga personi juaj i zemrës. Mos hezitoni të bëni diçka të mirë për ata që ju rrethojnë. Beqarët duhet të jenë shumë të vëmendshëm në takimet që do realizojnë sepse mund të gjejnë personin e duhur. Probleme me financat.

Ujori

Ka ardhur momenti të merreni seriozisht me lidhjen tuaj sentimentale që po ndjen një mungesë të fortë të vëmendjes dhe përqendrimit tuaj. Beqarët do jenë të vendosur të ndryshojnë statusin dhe nuk do i thonë jo asnjë ftese për takim. Në planin financiar parashikohen disa vështirësi të vogla.

Peshqit

Do të verifikohet një fakt që do t’ju japë stimujt e drejtë që kishit kohë që ju mungonin ju që jeni në një marrëdhënie. Qëndroni të gatshëm për t’ju treguar të tjerëve se sa vleni. Beqarët do kenë një ditë të bukur dhe të mbushur me takime mbresëlënëse. Financat duhet t’i mbani gjatë të gjithë kohës nën kontroll.

Horoskopi ditor

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top