Hulumtimi zbulon faktorin më të rëndësishëm për lumturinë e njerëzve

Jil
Jil
2 Min Read

A keni dëgjuar ndonjëherë për studimin e Harvardit, i cili ka zgjatë 75 vite vetëm për të zbuluar se çfarë na bën neve të lumtur? Është studim revolucionar në psikologji.

Studimi i ka monitoruar jetët e dy grupeve me meshkuj për mbi 75 vite, dhe në fund ka arritur të zbulojë faktorin më të rëndësishëm për lumturinë e njerëzve.

Pra, çfarë na bën njerëzve të lumtur dhe të shëndetshme përgjatë jetës? Nëse mendoni se fama dhe paratë, nuk jeni vetëm – por, sipas psikiatrit Robert Waldinger, e keni gabim.

Sipas Waldinger, faktori numër një i lumturisë dhe mirëqenies janë lidhjet e mira me tjerët – ky është mesazhi më i qartë që e kishin marrë nga hulumtimi 75 vjeçar.

Pra, parashikuesi më i mirë i lumturisë dhe përmbushjes së përgjithshme në jetën tuaj është dashuria.

Për të qenë më specifik, hulumtimi ka treguar se duke e pasur dikë në të cilin/cilën mbështetni ju ndihmon në relaksimin e sistemit nervor, dhe e ndihmon trurin të qëndrojë i shëndetshëm, e gjithashtu i zvogëlon dhimbjet emocionale.

Të dhënat e studimit gjithashtu kanë treguar se ata të cilët ndihen të vetmuar janë më të prirë të vuajnë nga shëndeti i dobët fizik më herët se tjerët dhe të vdesin më të rinj.

“Nuk është vetëm numri i miqve që ndikon në këtë, por është kualiteti i lidhjeve të afërta ai që ka rëndësi”, ka treguar Waldinger.

https://jetoilumtur.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *