JiL.al - Jeto i Lumtur

Luiz Ejlli i bashkohet nismës së fondacionit “Fundjavë Ndryshe” i bashkohet nismës së fondacioni

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Fundjavë Ndryshe” është fondacioni më i madh në Shqipëri i fokusuar në ndihmën humanitare. Misioni i “Fundjavë Ndryshe” është lufta kundër varfërisë, me zhvillimin e komunitetit. Kjo organizatë e ka fokusuar veprimtarinë e saj në integrimin social të individit në shoqëri, duke kaluar së pari në fazat e mbështetjes ekonomike, shëndetësore dhe psikologjike. Të organizuar përmes një strukture të detajuar, ne aplikojmë krijimin dhe zbatimin e programeve humanitare në dimensione të ndryshme të shoqërisë shqiptare.

Mbështetja e tyre ndaj personave në ndihmë ka qenë e përhershme përfshirë këtu të moshuar, të rinj e fëmijë. Për sa i përket këtyre të fundit, nisma ka qenë mjaft e veçantë kësaj here me prezencën e një personazhi mjaft të dashur për publikun. Luiz Ejlli ka qenë i pranishëm në ambientet e një spitali për festën e fëmijëve në datën 1 Qershor për t’i qëndruar pranë vogëlushit Joel. Që prej moshës 6 muajsh ai vuan nga një sëmundje mjaft e rëndë të mëlçisë, duke mos patur mundësinë të festijë këtë ditë të gëzueshme si të gjithë fëmijët e tjerë. Këngëtari Luiz Ejlli i është bashkuar apelit, i cili si më poshtë ka shkruajtur:

Vogëlushi Joel që prej moshës 6 muajsh vuan nga një sëmundje e rëndë e mëlçisë, e cila është përkeqësuar dita ditës aq sa e ka bërë Joelin të mos buzëqesh më e të humbasë çdo shpresë. Në ditën e rëndësishme për fëmijët, Luiz Ejlli i bashkohet apelit për vogëlushin Joel. Ai ka nevojë për një operacion shumë të vështirë dhe duhet të niset menjëherë jashtë vendit.


Lutemi të na bashkoheni që të mund të shpëtojmë Joelin e vogël e të gjithë bashkë t’i rikthejmë buzëqeshjen kaq shumë të munguar! 

topalbaniaradio

LEXO TË RADHËS

Scroll to Top