I përndjekuri i dashurisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I përndjekuri i dashurisë … nga Dritëro Agoll

Unë jam i burgosuri yt.

Rroj me prangat që ti më ke vënë.

Po çudi as qelia s’më mbyt.

Dhe s’më mbyt as dritarja e zezë.

 

Kur ti prangat m’i hodhe në mish.

Unë i putha duart e tua.

Është rast i pashembullt ta dish.

Që xhelatin ta puth a ta dua.

 

I përndjekuri yt erotik.

I përndjekur të mbetet gjithmonë.

Erotim i mirë a i lig.

Hidhmi duart në fyt, torturomë.

 

Ky burgim sa do zgjasë s’e di.

I përjetshem do kisha dëshire.

Veç ti eja më shih në qeli.

Të përndjekurit tënd i vjen mirë.

 

I përndjekuri i dashurisë … nga DritëroAgolli

Jeto I Lumtur

Scroll to Top