JiL.al - Jeto i Lumtur

“I prapambetur” – Efi për Luizin: Është nga ata që marrin gratë dhe i mbyllin në shtëpi

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një miqësi e kthyer në ‘armiqësi’ është ajo e dy finalistëve të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli dhe Efi Dhedhes. Dyshja prej javësh kanë krisur raportet me njëri-tjetrin dhe tashmë debatet dhe thumbat janë të pashmangshëm mes tyre.

Teksa ‘shpërthyen’ me diskutime të ashpra, Luizi dhe Efi kanë komentuar këtë raport edhe pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm. Ishte Efi ajo që bashkë me Deamishel folën për reagimet dhe deklarata që këngëtari shkodran bëri në drejtim të tyre.

Ish-konkurrentja e “Përputhen” tha se nuk habitet nga ai pasi sipas saj Luizi është i prapambetur në mentalitet. “Është i prapambetur, është konceptin i mashkullit ashtu siç i tha Zhaklina, për herë të parë isha plotësisht dakord me të, përgjigja e tij ishte se unë jam rritur me femra, por nuk ka të bëjë ajo gjë, se mund të kesh mentalitet edhe nga shoqëria që rrethohesh, shoqërinë e ka si vetja, janë me sa duket nga këta që marrin gratë dhe i mbyllin në shtëpi”, u shpreh Efi.

Ndryshe, Përveç Luizit dhe Efit që siguruan finalen një javë më parë tashmë finalistja e tretë është Deamishel. Kujtojmë që finalja e madhe e Big Brother VIP Albania do të mbahet më 6 maj. /Telegrafi/ Shiko video

Scroll to Top