I shpallur në kërkim nga Italia për përdhunim, arrestohet 46-vjeçari shqiptar

Jil
Jil
2 Min Read

Afrim Gjergjin 46-vjeç  është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane për përdhunim.

Finalizohet një tjetër operacion për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Operacioni policor i koduar “Pordenone”, kapet në kohë rekord një shtetas, disa orë pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Njoftimi i policisë: 

Operacioni u zhvillua nga Fast Albania, në bashkëpunim me Interpol Tiranën dhe DVP Durrës. Lokalizohet dhe kapet në Durrës, disa orë pas shpalljes në kërkim nga Interpol Roma, dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, 46-vjeçari i dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”.

Fast Albania, pas informacioneve të marra nga Interpol Tirana, për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, ka organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Bazuar në inteligjencën informative, Fast Albania ka lokalizuar në Durrës, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pordenone”, Fast Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës, në lagjen nr.18, Durrës, ka kapur shtetasin Afrim Gjergji, 46 vjeç, banues në Durrës.

Interpol Roma e shpalli në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, ditën e djeshme, pasi Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 46-vjeçari është dënuar nga autoritetet italiane, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *