JiL.al - Jeto i Lumtur

Ia rrëzoi plisin para ndeshjes, boksieri shqiptar hakmerret në ring

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Amarildo Bakaj është një prej boksierëve të shumtë shqiptarë që bën karrierë në Gjermani.

Bakaj është nga Lezha, ndërsa tashmë ka shtatë fitore në boksin profesionist, të gjitha me nokaut. Të shtunën, Bakaj fitoi ndaj Leo Tchoulas me ndërprerje në raundin e dytë.

Meçit me Tchoulan i parapriu një episod jo i zakonshëm. Gjatë prezantimit, një ditë para duelit, derisa boksierët ishin përballë, kamerunasi me dorë ia largoi nga koka plisin boksierit shqiptar.

Pati më pas shtyrje mes boksierëve, ndërsa Bakaj premtoi hakmarrje në ring. Dhe këtë e bëri duke shënuar fitore bindëse, me ndërprerje në raundin e dytë.

Jo rrallë veprime të boksierëve në prezantimin zyrtar bëhen për të joshur shikuesit për të përcjellë meçin. Ka raste kur promotorët ndikojnë që të tensionohet atmosfera për ta bërë meçin më atraktiv.

“Nuk ka le kush me na hjek plisin ne shqiptarëve”, ka shkruar Amarildo Bakaj.

Scroll to Top