JiL.al - Jeto i Lumtur

Identifikohet gruaja që vdiq te Kisha e Shna Ndout në Laç…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Është identifikuar mbrëmjen e sotme, gruaja që humbi jetën tragjikisht më herët gjatë ditës, më kishën e Shën Ndout në Laç, raporton noa.al.

E ndjera ishte Gjela Biba, 75 vjeçe, banore në fshatin Ungrej, Lezhë.

Viktima kishte shkuar sot në kishën e Laçit për të ndezur një qiri në shpellën tip guve që përfshihet nga shumë njerëz gjatë vizitave që i bëhen kësaj kishe sidomos ditët e fundit.

Në një moment, gruaja e moshuar ka humbur ekuilibrin duke rënë nga lartësia.

Ajo pësoi dëmtime fatale në trup dhe në kokë duke humbur jetën. U deshën disa irë që të identifikohej pasi nuk iu gjetën mjete identifikimi dhe kishte shkuar vetëm atje. /noa.al

Scroll to Top