Ik bir! Bernardo Panzeca
Ik bir!
Vrapo!
Ik bir, ik!
Mos u ndal
dhe mos u kthe
Mos u tremb
dhe mos u lodh
Nuk ka kohë
për të marrë frymë
Mos vuaj
Zoti i mirë
Nuk e imagjinonte
Vrapo shpejt
Djali im!
Vrapo shpejt
drejt Diellit
Lëre pas
natën dhe hapat.
Mos mendo
Përe mamanë tende
Mos mendo
As për babanë
ne do të jemi
Gjithmonë pranë teje.
Ik bir!
Vrapo shpejt!
çfarë ke të bësh
Ti me vdekjen?
çfarë ke të bësh
Ti me ulërimat
çfarë keni të bëni ju
me personat e armatosur?
Këta barbarë
Të pashpirt
Këta të padenjë
Pa dashuri
Do ta shohësh
Djali im
Herët a vonë
Gjykimin e Zotit!
Vrapo!
Ik bir, ik!
Bernardo Panzeca
Jeto I Lumtur.al