Gjatë prime-t të kësaj të marte të “Big Brother VIP2”, banorët që shpallen më pak të preferuar nga votimi i publikut do të dalin në nominim.
Luizi Ejlli është shprehur sot se dëshiron që një prej emrave të jetë ai i Armaldo Kllogjerit. Këngëtari shpreson që ai të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Këtë temë ai e bisedoi mëngjesin e sotëm, teksa ishte në oborr me Shpatin, banorin më të ri të “Big Brother VIP2”.
Luizi u shpreh se Maestro ia ka neveritur me veprimet e kryera, duke përmendur rastin kur i tha Oltës të nxirrte në nominim Kiarën. Sipas Luizit, Maestro nuk ka burrëri dhe është frikacak.
“Do Zoti, ma heq qafe Maestron. Ma ka nerveritur me atë që ka bërë. Nuk ka lidhje me lojë fare. Prej teje e pres, nga ai jo se jemi 66 ditë bashkë. E di shumë mirë kur ka qenë i zhytur, e kam marrë e kam nxjerrë.
E kam ndihmuar, ça nuk i kam bërë. Tani që i vjen një rast, i thua Kiara asaj. Ik ere, ik pirdhu me gjithë zarf, pa burrëri.
E ndjeu veten në rrezik, më fut mua more. Është kokrra e burracakut, është normale që të gjithë kanë interesin e vet por kur ke variant tjetër zgjidh atë”, tha Luizi.