Iku nga shtëpia për të takuar burrin që njohu online, trupi i gruas

Jil
Jil
3 Min Read

Një histori tronditëse është bërë publike, pas zbardhjes së zhdukjes së një 51-vjeçareje meksikane.

Blanca Arellano ndërroi jetë pasi u vra në mënyrë makabre, teksa trupi iu copëtua dhe organet iu shitën. Gjithçka nisi kur ajo fluturoi nga Meksika për në Peru, për të takuar njeriun me të cilin u dashurua në internet.

Blanca Arellano u nis nga Mexico City dhe zbarkoi në Lima, Peru, ku pati një takim me një burrë të quajtur Juan Pablo Jesus Villafuerte Pinto, 37 vjeç, student i mjekësisë dhe bioteknologjisë. Të dy ishin takuar në një aplikacion lojërash dhe kishin disa muaj në një lidhje online.

51-vjeçarja kaloi një javë në Peru, duke qëndruar me të dashurin e saj, në shtëpinë e tij. Gjatë këtyre ditëve ajo i komunikonte me mbesën e saj të cilës i thoshte se ishte shumë e dashuruar, deri në një moment kur nuk u bë më e gjallë.

Familja e saj nuk mund të kontaktonte më me të, dhe pas disa ditësh pa lajme prej saj, mbesa e gruas, Karla Arellano, nisi një apel në Twitter për të gjetur tezen e saj.

Karla Arellano mundi të kontaktonte me burrin për të cilin tezja e saj kishte nisur lidhjen dhe e pyeti nëse kishte ndonjë lajm për të. Ai iu përgjigj duke i thënë se ata ishin ndarë, pasi 51-vjeçarja ishte mërzitur me të dhe ishte nisur për në Meksikë.

Mirëpo, disa ditë më vonë, në plazhin Huacho, pranë shtëpisë së burrit u gjet koka e një gruaje. Disa orë më vonë, autoritetet gjetën edhe një gisht të prerë ku ende ndodhej një unazë argjendi. Të nesërmen në një kanal u gjetën pjesët e tjera të trupit.

Hetuesit zbuluan shpejt se kanali kalon përpara Universitetit Kombëtar Jose Faustino Sanchez Carrion, ku Villafuerte rezulton të jetë student. Ekspertët e mjekësisë ligjore përcaktuan gjithashtu se viktimës i ishte hequr fytyra nga një person i aftë në instrumentet kirurgjikale. Gjurmët e gjakut të Blanca Arellano u zbuluan në banesën e Villafuerte. Doli gjithashtu se burri kishte postuar video të organeve të gruas në TikTok.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *