Ilir Shaqirit nuk i mjafton fitorja e ‘Big Brother VIP 1’/ “Çmendet” rrjeti pas deklaratës së ish-banorit: Zgjedh të përballem me Luiz Ejllin (VIDEO)

Jil
Jil
2 Min Read

Edhe pse balerini i njohur Ilir Shaqiri u shpall fitues i edicionit të parë të Big Brother Vip 1, në rast se do të ishte pjesë edhe e këtij edicioni të dytë, ai zgjedh të përballet me Luiz Ejllin. Gjatë intervistës në emisionin N’kohë me gazetarin Ermal Qori, Shaqirit i duket interesante loja e Luizit.


“E kam ndjekur nëpërmjet primeve. Teksa shoh këtë bigun tani vlerësoj më shumë atë të parin, pasi ai kishte më shumë njerzillik. Artisti duhet ta tregoj atë që përfaqëson kur prezanton fjalën VIP. Besoj po të isha pjesë e këtij edicioni do të zgjidhja në përballje Luizin. Nuk më tremb se trembja është fjalë e madhe, dhe nuk ka asgjë për të trembur, thjeshtë mendoj se do të ishte shumë interesante konfrontimi”- tha ai.

Pyetjes së gazetarit Ermal Qori, nëse do të pranonte të rifutej edhe njëherë në Big Brother, Ilir iu përgjigj pa hezituar.

“Me ty po, mendoj se ti je person që realisht do ja vlente të ishe aty brenda, ndaj të ngacmoj sedrën e sfidës dhe të uroj ta provosh se do të japi energji të vlefshme për më mbrapa”-, përfundoi balerini, teksa vijonin të eksploronin Shpellën e Pëllumbasit.
Ilir Shaqiri është fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Albania.

Përplaset “Audi” me “Benz-in” në Lezhë, një grua dërgohet me urgjencë në spital

Dea, a je mirë moj vajzë? “Luizi është lojtari më i dobët në “BBV””

Nëse përpiqeni të dështoni dhe keni sukses, cilën keni bërë?

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *