Pasi gjykata e Lezhës e dënoi ish-policin Jeton Lamin me 2 vite e 10 muaj burg ky i fundit i është drejtuar me një ankim Apelit. Në kërkesë deklaron se nuk është dakort me masën e vendosur.
Në argumeta ai shton së kërkon pafajësi nga vepra penale e shpërdorimit të detyrës, e cila i është atribuar për shkak se ai shoqëronte shumë të kërkuarin Ervis Martinaj, veprim për të cilin konfirmohet edhe në pamjet filmike.
Por Lami pretendon se nuk ishte në dijeni që Ervis Martinaj ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtarë. Sipas tij një informacion i tillë u jepet eprorëve dhe kjo gjë nuk i është komunikuar oficerëve të tjerë.
Pavarësisht se prokuroria e Lezhës ka tentuar disa herë për ta marrë në pyetje në lidhje me fatin e Ervis Martinaj Lami nuk ka pranuar të bashkëpunojë me akuzën.
Ervis Martinaj 1 vit më parë u denoncua nga familjarët për humbje të kontakteve. Deri më tani ende mbetet mister nëse ai është arratisur apo e kanë vrarë.