Luizi e përshëndeti në mes të koncertit ja reagimi i Kiarës

Jil
Jil
1 Min Read

Këngëtari shkodran Luiz Ejlli po shijon famën pas “Big Brother Vip” dhe prej datës 9 Qershor është duke dhënë koncerte në disa prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Por, teksa ai ndodhet në Amerikë, partnerja e tij, Kiara Tito ndodhet në Turqi ku po xhirohet programi “Kepi i VIP-ave” dhe ajo do të jetë moderatore. Çifti prej disa ditësh ndodhen shumë larg njëri-tjetrit.

Në koncertin e tij të fundit, Luizi teksa bashkëbisedonte me publikun, i dërgoi një përshëndetje Kiarës, duke u shprehur se e dinte që videot e tyre do të shpërndaheshin e ajo do ta shikonte këtë moment.

Sigurisht që kjo video shkoi deri tek Kiara, e cila e ka shpërndarë në “Instastory” duke etiketuar partnerin dhe krahas emrit të tij i ka vendosur një zemër të kuqe.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *