Janë premtime që nuk duhen ngrënë..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Duhet të isha dëgjuar…
Duhet t’i kisha kushtuar më tepër vëmendje
atij zërit të brendshëm që ulërinte pa zë..
Por asgjë..
Nuk bëra asgjë.
Qëndrova në heshtje të gjitha herët
që premtimet mu servirën si një supë e ngrohtë
e ku në tavolinë mungonte luga.
Qëndrova më bindjen se kur fjala del nga goja,
për çdo kënd duhet të jetë një pesh e rëndë,
një detyrim,
një përgjegjësi..
por edhe dashuri.
Në një farë mënyre edhe dashuri,
ndaj vetes,
ndaj tjetrit,
ndaj jetës…
ndaj ndërgjegjes që mund ta shohësh pa frikë në sy.
Qëndrova me besimin se zemra ishte ajo që e bënte njeriun njerëzor,
por pastaj zbulova se qënkërka pikërisht ajo
që e bëka edhe mizor.
Qënkërka pikërisht ajo që të bën ta prekësh qiellin me një dorë,
dhe po ajo të fut në dhe’ në pak minuta,
në pak orë.
Qëndrova dhe nuk e di as vet përse…
Ndofta për një mësim..
Për një përvojë..
Për një të nesërme pa pengje.
Të paktën tani jam e sigurt se nga vetja nuk mungoi asgjë,
nuk mbetet më asgjë pa dhënë kur arrin të mbysësh atë klithmën e shpirtit që të ulërin pa zë..
Qëndrova dhe nuk bëhem asnjëherë pishman..
Sepse nuk janë thjesht fjalë për at’Zot..
JANË PREMTIME QË NUK DUHEN NGRËNË.

Poezi nga jeto I lumtur
                                       Jeto I Lumtur

Scroll to Top