Pedagogia dhe publicitja e njohur shkodrane Edona Llukacaj, në një analizë bën një krahasim mes “tufës së prototipave” në një prodhim televiziv të quajtur Big Beother dhe fushatës elektorale.
“Ty, Luiz, më duhet të të kërkoj ndjesë. Që kur ti fillove të ishe prezent në çdo tavolinë e bisedë, unë jam pozicionuar kundër ngritjes tënde e kundër shumëçka ti përfaqëson. Por, në fakt, ti paske qenë reflektim perfekt i tollovisë shqiptare” – shkruan Llukaçaj dhe shton:
“Fillimisht, më acaronte se ti bashkë me një tufë prototipash, shumica jo me ndonjë vlerë të pikasur, që quheshit VIP-a e ecnit mbi tapet të kuq, a thua se çfarë arritjesh kishit. Mendoja se përse shqiptarët duhet të merrnin mundimin e të votonin “qëndrimin tuaj në shtëpi”.
Pedagogia dhe publicitja e njohur shkodrane Edona Llukacaj, në një analizë në DITA, bën një krahasim mes “tufës së prototipave” në një prodhim televiziv të quajtur Big Beother dhe fushatës elektorale.
“Ty, Luiz, më duhet të të kërkoj ndjesë. Që kur ti fillove të ishe prezent në çdo tavolinë e bisedë, unë jam pozicionuar kundër ngritjes tënde e kundër shumëçka ti përfaqëson. Por, në fakt, ti paske qenë reflektim perfekt i tollovisë shqiptare” – shkruan Llukaçaj dhe shton:
“Fillimisht, më acaronte se ti bashkë me një tufë prototipash, shumica jo me ndonjë vlerë të pikasur, që quheshit VIP-a e ecnit mbi tapet të kuq, a thua se çfarë arritjesh kishit. Mendoja se përse shqiptarët duhet të merrnin mundimin e të votonin “qëndrimin tuaj në shtëpi”.
Më dukej e pavend dhe e pamerituar që të merrte kaq shumë vëmendje një grup njerëzish veprimet dhe zhargoni i të cilëve linin aq shumë për të dëshiruar.
Por, Luiz, ti me shokë veçse i paskeni paraprirë asaj që po na shohin sytë gjatë fushatës elektorale. Si ju, mashtrojnë e manipulojnë në delir publikun e gjorë.
Njëri syresh, madje, pretendon të drejtojë qytetin me premtimin për transport urban falas e tualete publike bri Lanës.
Megjithatë, ndryshe nga ti, Luiz, ky kandidati për kryebashkiak të Tiranës, sikur përton të nxjerrë fjalët nga goja. I vetëshpallur “Belo” (me gjasa inspiruar nga telenovela italiane “il bello delle donne”) përdor gjuhën e shenjave – duar e gishtërinj – për të dhënë mesazhe gjithëpërfshirëse e fort vulgare.
Kur njerëzia e mahnitur pas teje, Luiz, tregonte se si ti ishe djalë me shkollë, madje dhe karrierë në diplomaci, vija në pikëpyetje arritjet e tua, prej mundësisë së nepotizmit.
Harroja sa e sa politikanë i kemi me titullin “master” e “doktor,” por pa diplomë mature. Kësaj kategorie të lindurish të ditur i përket edhe kandidati bukurosh i të përbashkuarve për kryeqytetin” – shkruan aktivistja.
- Më të lexuarat
- Gara e fortë mes katër finalistëve të “BBVA”, produksioni del me kërkesën e veçantë ndaj ndjekësve të Luiz Ejllit…
- Luizi dhe Kiara drejt martesës, Zhaklin Lekatari ka ‘dy fjalë’ për çiftin e…
- Ngjarje e rëndë/ U zunë për ballkonin, fqinji godet me çekiç 55-vjeçarin (EMRAT)
- Transportonin emigrantë të paligjshëm me “Range Rover”-a, e pëson keq 27-vjeçari shkodran, shpallet…