JiL.al - Jeto i Lumtur

“Jepi dajak!”, më thotë burri… por unë dua ta edukoj me dashuri fëmijën tonë! S’di si t’ia bëj?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Unë me burrin kemi qëndrime të ndryshme në metodën e edukimit të djalit. Ai thotë se duhet më shumë rreptësi, kurse unë më shumë dashuri.

Ja përgjigjja spektakolare që i jep Osho kësaj pyetje mbi edukimin e fëmijës…

Le të veprojë ai sipas mënyrës së tij, kurse ju sipas mënyrës tuaj, këtu nuk ka ndonjë problem. Fëmija duhet ta dijë, si njërën, ashtu edhe tjetrën; nëse fëmija merr vetëm dashuri, atëherë ai ka për të vuajtur, nëse nuk merr dashuri, gjithashtu do të vuajë.

Atij i duhet si njëra ashtu edhe tjetra. Këtu konsistojnë funksionet e babait dhe të nënës: nëna e edukon atë me më shumë dashuri që ai ta dijë se në botë ka dashuri, kurse babai me ashpërsi që ai ta dijë se në jetë çdo gjë ndodh. Jeta është shumëdimensionale!

Ka gjemba, por ka edhe trëndafila – ai duhet të jetë i gatshëm si ndaj njërës, ashtu edhe ndaj tjetrës. Jeta nuk ka për t’iu bërë nënë, në jetë do të ketë shumë luftë. Dhe kështu, nëse ju do t’i jepni atij vetëm dashuri, ai do të bëhet trupbutë.

Pasi të jetë takuar me realitetin e ashpër, ai thjesht ka për të humbur, sepse ai do të presë nënën, mirëpo ajo nuk është: jeta ndjek ligjet e veta. Atëherë ai do t’i jetë mirënjohës babait të tij, sepse atë do ta nxjerrin shpesh jashtë derës, do t’i bërtasin, por ai është i gatshëm te kjo kthesë e ngjarjeve, ai do t’ia dalë.

Fëmija duhet përgatitur për shfaqjet e ashpra të jetës, edhe tek të butat. Në çdo situatë ai duhet ta dijë si të veprojë. Nëse jeta është e ashpër, atëherë edhe ai bëhet i ashpër; në qoftë se jeta është plot dashuri, edhe ai është i mbushur me dashuri – ai nuk ka një linjë të fiksuar sjelljeje.

Nëse atë e edukon vetëm babai, ai do të jetë i kushtëzuar. Ky do të jetë një njeri i ashpër, një gjerman i vërtetë, por ai nuk mund të dojë asnjëherë ose t’i përgjigjet dashurisë, sepse ai nuk e njeh dashurinë. Ai do të bëhet ushtar, i gatshëm për të luftuar, të vrasë ose të vritet. Kjo është mjaft e rrezikshme!

Kjo ka ndodhur me kombin gjerman, kjo e ndihmoi Adolf Hitlerin. Dy luftëra botërore vërtetuan se nënat gjermane nuk i kanë dashur në mënyrë të mjaftueshme fëmijët e tyre, kur baballarët kanë qenë tepër të rreptë. Prandaj e gjithë bota vuajti prej gjermanëve.

Nëse fëmijën e lë vetëm me babain, atëherë ai në çdo moment mund të bëhet viktimë e çdo Adolf Hitleri, mirëpo kjo është e rrezikshme. Nëse fëmijën e lë vetëm me të ëmën, ai do të bëhet tepër indian dhe gjatë çdo përpleshjeje ai do t’ia mbathë, do të dorëzohet; madje ai do të kapitullojë që më përpara kacafytjes. Ai do të bëhet skllav.

Të dyja metodat të çojnë në rrugë pa krye, por njeriu i vërtetë, i gjallë nuk ka kushtëzime. Ai është fleksibël atëherë kur duhet – ai mund të tregohet i fortë si çeliku, por në situatën kur atij i duhet të jetë i ngjashëm me lulen e trëndafilit, i butë dhe i ndjeshëm, – ai ka për të qenë i tillë.

Në vetëdijen e fëmijës duhet të ketë hapësirë për të manovruar, sepse të dyja metodat janë të mira.

 

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top