“Jepi mos e çaj kryt” Qetsori sulmon direkt Luizin përmes Kiarës, zbuloni çfarë ndodhi menjëherë pas përfundimit të spektaklit

Jil
Jil
2 Min Read

Qetsori, ish-fitues i “Big Brother 2”, i cili u bë sërish pjesë e këtij formati mbrëmjen e djeshme, duket se nuk ka humbur kohë duke sulmuar direkt Luiz Ejllin përmes Kiara Titos.

Pas përfundimit të spektaklit, teksa qëndronin në oborr, Kiara u përfshi në një diskutim me Olta Gixharin në lidhje me sulmet e saj për lidhjen e Krist Aliajt dhe Keisi Medinit, të cilat sipas moderatores mund të kenë ndikuar edhe në perceptimin që Sabiani ka krijuar për çiftin duke i parë ata nga jashtë.

Në këtë moment, Qetsori ndërhyri në bisedën mes tyre, duke kërkuar leje të përfshihet në debate. Ai iu drejtua Kiarës duke përfshirë edhe Luizin.

Në këtë moment këngëtari iu drejtua duke thënë se ai është i vetëdijshëm se kur duhet dhe kur nuk duhet të bëhet pjesë e një debate me persona të tretë, duke i bërë të qartë se rregullorja nuk e lejon të flasë për ngjarje që kanë ndodhur para se ai të bëhet pjesë e formatit, pasi kjo konsiderohet informacion nga jashtë.

Pjesë nga biseda mes tyre:

Qetsori: A mund t’ju përfshij juve në një bisedë

Kiara: Çfarë lidhje kishe ti këtu, po flisja me Oltën

Qetsori: Ka lidhje si nuk ka, do jetojmë në një shtëpi

Kiara: Ti nuk ke qenë fare sot këtu

Qetsori: Në një moment nëse të përfshij këtu, a bëj gabim

Luizi: Kur të vij radha na përfshij, jepi mos e çaj kryt

Qetsori: Nuk ka nevojë me ça kryt

Kiara: Mos e vrit mendjen tha, nuk tha mos çaj kryt

Luizi: E kupton ti kur duhet me ndërhy, dhe kur nuk duhet

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *