JiL.al - Jeto i Lumtur

Jeta është sikur aroma e gjellëve: asnjëherë nuk e di se kur do të zhduket.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Asgjë nuk të vë më shumë në mendime sesa një qeros në kërkim të një palë gërshërësh.

Ata që luftojnë mes tyre nuk e ngjyejnë njëri-tjetrin me balsam. (Ata që janë në garë nuk kanë interes ta ndihmojnë njëri-tjetrin.)

Bëji mirë një muri dhe do të kesh ku të mbështetesh; bëji mirë një guri dhe do të kesh ku të ulesh. (ekuivalenti në shqip: Bëj mirë, do gjesh mirë.)

Burrin nuk e mbajnë në shtëpi fëmijët, por mençuria e gruas.

Demi nuk matet nga brirët.

Dhimbjet e njeriut janë si sfungjer.

Është krejt e kotë të pështysh në pëllëmbë, kur do të kridhesh në ujë.

Fjalët u përngjajnë reve: porsa dalin nga goja marrin krahë.

Karkalecat ende në fluturim, kurse ai thotë: “Do t’u shtie shumë kripë.”

Kur janë shumë njerëz në breg nuk kanë pse të frikësohen nga krokodili.

Kur të varfrin e kaplon të qeshurit, vetvetes duhet t’i thotë: shëndet.

Mëdyshje më të madhe sesa qafa e një pule s’mund të ketë: ta flakësh, ka mish; ka gëlltisësh ka kocka.

Mos e mat pemën për sa kohë është në këmbë.

Mos e përfundo me fill gjeshtre, punën e nisur me fill mëndafshi. (Mos e mbyll shëmtuar, atë që e ke nisur mbarë).

Mos ji dembel si gurët.

Mos noto në sipërfaqe; depërto në thellësi ashtu sikur palca.

Mos shpreso të shohësh vezët e krimbave të mëndafshit të shndërrohen vetë në fill mëndafshi.

Njerëzit janë si anët e një ene: formojnë një rreth të vetëm.

Njeriu është si një shishe e zezë: nuk shihet ç’ka brenda.

Pendesa nuk ecën para teje si delet; ajo të ndjek, siç bëjnë qentë.

Pilivesa gjendet në orizore, bretkosa nëpër pellgje, kërriçi në breg të lumit: secili të qëndrojnë në vend të vet.

Sikur kripa nuk hyn dot në kokrrën e plotë të kikirikut, ashtu edhe këshillat e mira nuk depërtojnë dot në kokën e njeriut kokëgdhë.

Si orizi dhe uji: bashkë në ugar, ta pandarë në tenxhere.

T’ia dalësh mbanë vetëm përgjysmë, i ngjan një tullaci me mjekërr.

Scroll to Top