Në një bisedë të zhvilluar afër pishinës me Nitën, Luizi i ka treguar këngëtares se ka pasur një jetë me plot ulje-ngritje. Ai i tha se jeta ia dha të gjitha, dhe ia mori të gjitha, e tani është në kohën e ringritjes.
Ai foli edhe në lidhje me Kiarën, dhe se tani do të krijojë një familje me të.
“Mu jeta m’i dha të tana. M’i dha në një moshë të re, që nuk ditta me i shfrytëzu, s’disha ça kam, s’disha ça mund të arrij. Dhe po kjo jetë më rrëzoi, tani qëllimi im është me u rigrit. Se prandaj rrëzohemi në jetë, për me msu me u ringrit, po s’u ringrite…nëse do e arrij e di që do të jetë një gjë shumë e mirë. Se më kujtohet vetja ku kam qenë mirë, gabimet që kam bo, njerëzve që më kannë shfrytëzu, e sot në këtë moshë nuk mund të ndodhë më. Tani s’ka shans, plus që të thashë, tani jam në një fazë që çdo gjë e mendoj dyfish, për veten dhe për Kiarën. Se du me kriju familje me të, nuk du me mendu vetëm për veten, me vu dorën pas qafe edhe me nejt me u shtri. Prit se kam detyrime, jo se më detyron kush, por janë detyrime njerëzore, që i bëj me dashni, kështu që janë përgjegjësi, më duhet me i mendu dyfish”
- Më të lexuarat
- Kishin fshehur kokainë brenda jastëkëve dhe 25 mijë euro në çarçaf, arrestohen dy shqiptarë në Itali
- Vrasësi i Nikulajt qëndroi 2 muaj në shtëpinë e saj, flet nëna e…
- Finalja e “BBVA” do të mbahet në stadium? Luiz Ejlli nxjerr zbuluar skenaret…